Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vizituar Koçanin dhe është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në nder të viktimave të zjarrit tragjik.
“Sot, në heshtje, me lot dhe nder, përulemi para viktimave dhe familjeve të tyre. Lavdi të përjetshme. U prefshin në paqe”, ka shkruar kryeministri Mickoski në Librin e Ngushëllimeve.
Vizita në Koçan, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ishte një akt respekti dhe solidariteti i thellë me familjet që kaluan momentet më të vështira.
“Në këto momente të vështira, Koçani, Maqedonia dhe mbarë populli ynë vajtojnë për jetët e reja që u shuan shumë herët, për ëndrrat që mbetën të parealizuara. Qeveria mbetet e përkushtuar për një hetim të plotë të tragjedisë dhe mbështetje për të prekurit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.