Taravari: Gjendja e pacientëve është stabile, 10 prej tyre i lëshojmë për mjekim në shtëpi

Tarvari njoftoi sot për gjendjen e pacientëve, sipas të cilit pacientët të cilët po kurohen jashtë vendit, janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Edhe pacientët që janë të shtruar për kurim në spitalet e vendit janë në gjendje stabile dhe se sot 10 prej tyre do të  lëshohen për kurim shtëpiak, shkruan Alsat.

“Nuk do të dërgohet asnjë pacient jashtë shtetit, të gjithë janë në gjendje stabile. Tanimë 10 pacientë do të lëshohen në shtëpi. Sot kemi hapur temën e kthimit të pacientëve. Do të përgatisim protokolle se si do të bëhet kthimi i tyre. Ajo me të cilën tani po përballemi janë infeksionet, po ndërmarrim të gjitha masat që të mos ketë komplikime. Përveç një pacienti që e kemi në gjendje pak më kritike që është në Turqi, të tjerët janë në gjendje stabile. Nga 162 pacient, 10 i lëshojmë për mjekim në shtëpi”, deklaroi Arben Taravari, ministër i shëndetësisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme