Arrestohet shoferi që ka goditur me veturë një vajzë të mitur në Gjorçe Petrov

Sot (21.03.2025) zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria H.H.(39) nga fshati Krushopek, rajoni i Shkupit, pasi rreth orës 14:30 në Bl. “Arradhët Partizane” në Gjorçe Petrov, duke drejtuar veturën “Golf” me targa të Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur 12-vjeçare nga Shkupi.

E mitura është transportuar me autoambulancë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime të rënda. Nga ana e SPB Shkup janë kryer kontrolle dhe shoferit i është hequr liria dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim me procedurë urgjente.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme