Gazetare: Linda Ebibi
Dy pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan të cilët po trajtoheshin jashtë shtetit mbrëmë janë kthyer në vend, ndërsa gjatë ditës do të kthehen edhe pesë të tjerë, katër nga Spanja dhe një nga Greqia, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që trajtohen jashtë vendit nga 115 do të ulet në 108, shkruan Alsat.
Ndërkaq, katër pacientë të cilët ndodhen jashtë shtetit për mjekim ende janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“Pacientët të cilët shërohen jashtë shtetit janë 113, të cilët janë në gjendje relativisht stabile , katër pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Dje u kthyen dy pacientë, sot kthehen 5 pacientë tjerë. D.m.th jashtë shtetit sonte do të mbesin vetëm 108 pacientë që shërohen”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Të gjithë pacientët që do të kthehen në vend, do ti nënshtrohen një monitoringu 24 orësh nga mjekët vendas, dhe më pas do të lëshohen nga spitali.
Sa i përket numrit të pacientëve që po mjekohen në klinikat e vendit, momentalisht është 23, pasi mbi 12 pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Katër pacientë ndodhen në Qendrën Klinike, gjashtë në spitalin e vjetër të qytetit, 9 pacientë janë në Klinikën “8 Shtatori” dhe katër pacientë të tjerë janë në klinikat private të vendit./ Alsat.mk