Këshilli i Prokurorëve Publik shtyn seancën ku shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit

Këshilli i prokurorëve publikë e shtyu seancën në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski. Për shkak të mungesës së tre prokurorëve, seanca nuk u mbajt, ndërsa kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska, tha se prokurorët mungonin për arsye shëndetësore dhe familjare.

Këshilli, në seancë të ardhshme, e cila duhet të caktohet më vonë, duhet të japë mendimin e tij nëse dhe çfarë shkeljeje disiplinore ka bërë Kocevski, ndërsa afati për përgjigje, sipas ligjit, skadon më 3 prill.  Megjithatë, pavarësisht nëse Këshilli do të japë një mendim pozitiv apo negativ, për shkarkimin e Kocevskit do të vendosin deputetët, të cilët mund ta shkarkojnë atë me 61 vota pro.

Dje, kryeministri tha se procedura për shkarkimin e tij do të pezullohet deri në përfundimin e hetimeve për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme