Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës.
Kështu thanë nga zyra për media e Prokurorisë në një përgjigje për Telegrafin, ku ndër të tjera thuhet se në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje të hollësishme.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Aktualisht të njëjtit janë ankuar në Gjykatë Supreme, duke kërkuar anulim të votave me postë të LDK-së si dhe rivotim me postë.
Këto akuza vazhdimisht janë mohuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, mërgata kosovare ka votuar në përfaqësi diplomatike dhe përmes votimit me postë.
Në përfaqësi diplomatike, LVV-ja mori mbi 80 për qind e LDK-ja ishte e treta me 7.3 për qind të votave.
Ndërkaq në votën përmes postës, LVV-ja mori 51.89 për qind e LDK-ja 30.21. /Telegrafi/