Rikthimi në SPAK i përfaqësuesve amerikanë të OPDATE, është komentuar nga analisti Fatos Lubonja.
I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Lubonja u shpreh se fillimisht është e rëndësishme të ndahet arsyeja pse u rikthyen amerikanët në Shqipëri.
Sipas tij duhet të sqarohet nëse rikthimi i tyre është bërë për mbështetje teknike, ose politike.
Gazetarja e News 24, Klodiana Lala, raportoi dje se përfaqësuesit amerikanë u kthyen për të asistuar në hetimet e SPAK. Kujtojmë që ekspertët amerikanë u larguan në fillim të muajit shkurt pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
Lubonja: Tani këtu duhet të ndajë për çfarë mbështetje bëhet fjalë, për mbështetje teknike pra si specialistë, apo për mbështetje politike, mbështetje e pavarësisë së SPAK
Unë dua t’u shikoj fytyrën atyre e para punës, nëse janë teknikë s’është që më intereson shumë, por nuk besoj se është ana teknike që i jep kurajo SPAK.
Nëse është fjala për mbështetje politike, që quhet edhe morale, atëherë këta janë lojtarë dhe në një farë mënyre ne mund tu kërkojmë edhe përgjegjësi atyre.
Janë gjëra që duhet t’i sqarojmë. Ka ca që më kanë thënë janë 100 amerikanë atje me vullnet të mirë, po të ishin aq do kishte shpëtuar Shqipëria. Nuk besoj se janë marrë me hollësi me këtë punë.