Afati për pajisjen më kartë ID, tashmë mund të tërhiqet brenda 3 ditëve! Dyfishohet çmimi i kuponit

Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, IdentiTek, njofton se koha e pajisjes me kartën e ID është shkurtuar nga 14 ditë në 3 ditë.


Në njoftim thuhet se shërbim do të ofrohet kundrejt një pagese prej 3 000 lekësh (30 mijë të vjetra) dhe çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh, pra çmimi është dyfishuar.

Kujtojmë se më parë çmimi për prodhimin e kartës së identitetit për 14 ditë ishte 1.500 lekë (15 mijë lekë të vjetra).

IdentiTek njofton se procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Njoftimi i plotë

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3️⃣ ditë

Risia është lançuar nga IdentiTek SHA, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:

➡️ Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);

➡️ Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;

➡️ Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;

➡️ Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

  • Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;
  • Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;
  • Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme