Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i gatshëm për formimin e Qeverisë së re, nëse partia e parë Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin formimin e saj.
Kështu deklaroi Hamza sot gjatë një adresimi për media, transmeton Telegrafi.
“Partia e parë do të provojë në kohë për formimin e qeverisë. Bazuar në situatën gjeopolitike, Kosova ka nevojë për institucione, nëse partia e parë nuk arrin formimin e qeverisë, unë jam i gatshëm për formimin e qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare”, tha Hamza.
Hamza tha se kanë pasur takime me LDK-në por që ende nuk kanë diskutuar për ndarjen e mandateve.
Ai tha se me Lëvizjen Vetëvendosje deri tani nuk kanë pasur asnjë komunikim.