Manipulime, dirigjime dhe kërcënime nga burgu i Durrësit/ 5 faqe të plota përgjimesh

CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e burgut të Durrësit ku qëndron i burgosur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Sot do të sjellim 5 faqet e para të përgjimeve nga burgu i Durrësit ku megjithëse prapa hekurave Veliaj merret me skenare, manipulim dhe dirigjone mediat dhe pronarët e televizioneve që i shërbejnë duke postuar materialet e tij apo duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me çështjen e tij.

 Në faqen 69 evidentohen disa pika:

1-Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të vijojë fushata mediatike me postime të rregullta, ditë pas dite, të mbahet ritmi.

2-Në bisedën me Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet tejet i panikosur pasi po i ushtrohen kontrolle me urdhër nga lart dhe për këtë akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe thotë çfarë mesazhi është ky.

3- Ajola Xoxa thirret në Konsullatën e SHBA në Tiranë dhe Veliaj i thotë që të mos shkojë se kur të vijë Aleksi (që dyshohet se bëhet fjalë për Alex Sorosin) do rregullohen gjërat.

4-Veliaj manipulon dëshmitarët. Ajola e njofton se është e shqetësuar për thirrjen në Prokurori të nënës së saj Valbona Xoxa dhe dajës së saj Erald Simixhiu. Veliaj e mëson Ajolën se çfarë duhet të thonë nëna dhe daja i Ajolës para Prokurorisë.

5- Erion Veliaj vë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.

Image

Përgjimet: Pikat kryesore të faqes 70

1-Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe kërkon të vijojë fushata mediatike.

2-Në datën 21 shkurt të vitit 2025, Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe shprehet i shqetësuar se i kanë thënë të bëjë çantat gati për t’u transferuar në një IEVP tjetër. I kërkon që të telefonojë Mero Bazen dhe G.S që të merren me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën e t’i thonë boll se e ke tepruar.

3-Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë se prokurori e ka vënë në dijeni se do t’i shtohet dhe një akuzë tjetër për të cilin Erioni shprehet “çfarë maskarai”.  Ajola i kërkon të zbusë tonet por Veliaj thotë për prokurorin ta harrojë do ta bëjë copë përditë.

Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t’i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t’i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, ia kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh.

4- Në orën 12:11 Veliaj telefonon Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel , ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë t’i monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për këtë gjë, bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie.I tregon se lajmet e drekës ishin skandal.

5- Në datën 22.02.2025 në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmiet medias, ku të publikohen njerëz që kërkonin takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Meron, Gentin dhe Filipin. Arbri i sugjeron që nuk është mirë që të flasë në telefon në këtë mënyrë, por Erioni përdor një fjalor banal, duke nënkuptuar se nuk e vret fare mendjen.

6- Në orën 19:35 në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt,ky i fundit e pyet për Meron me shokë si dhe për (KM). Ajola Xoxa i përgjigjet se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë kaq shumë sa nuk e ka idenë.I tregon se ka biseduar (me KM) sot edhe dje. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të shprehë shqetësimin e saj se Erionin nuk e lënë të takojë asnjë njeri, dhe se i kanë skanuar 20 vitet e jetës.

Image

Pikat kryesore të faqes 71

1-Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe i kërkon të flasë me Ministrin e Drejtësisë sepse i kanë bërë zbor në burg dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg dhe se i kanë rrezikuar jetën.

2- Veliaj i drejtohet Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katundar i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.

3- Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shojeri Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë,por Ajola Xoxa i thotë se e ka patur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.

4- Në datën 23 shkurt të vitit 2025 Veliaj flet me Ajolën dhe kjo e fundit e informon se të gjithë po merren me çështjen e tij, por i ka me merak statuset, pasi duhet të jetë pak më të “buta”. Erion Veliaj i tregon se çështja nuk është më te popullariteti i tij, por nëpermjet statuseve apo mediave, vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet “Beteja”. Sërish Ajola Xoxai tregon të jetë më i butë me statuset ,pasi çështja është ligjore, por Erion Veliaj shprehet se nga ana ligjore nuk kanë çfarë i bëjnë më shumë, se në burg e kanë futur. Erion Veliaj e pyet edhe nëse ka biseduar me Arbrin dhe me Fugën, ndërsa Ajola Xoxa përgjigjet se ka biseduar me të gjithë.

5- Në datën 24.02.2025, në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën “Ndyrësirë”. Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Meron, Maks Haxhian, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera. “Po duhet ngrit “you should raise hell” plako se kemi, ai ka bërë një gafë spektakolare aty.”

Image

Vijon në faqen 72 të përgjimeve

1-Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike.

I tregon se TOP-i po na mbulon,Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon,po Klan News” Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan Neës. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t’i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet.I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë  nëunitet,si  në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.

2- Po në të njëjtën faqe Veliaj diskuton me Ajolën dhe e pyet për audion e manipuluar për fjalën ndyrësirë që pretendonte se është përdorur nga prokurori Ols Dado në seancë.  Për këtë gjë,Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim.

3- Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security.

4- Në këtë faqe flitet sërish për audion, në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t’i thotë që po merret me këtë gjë.

5- I tregon se sërish ka lajme qëmund të transferohen te burgu Alkatrazit (IEVPtjetër) dhei thotë senuke di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë,pasi punonjësit personeli në IEVP Durrës po i njofton që po hapen vende për tu transferuar.Shpjegon se kjo gjë është shumë e ndyrë, pasi sipas tij i janë privuar shumë të drejta dhe do të ishte e tepërt po të shkonte në një burg më të rëndë.

6-Në datë 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore,dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.

7- Në datën 23.02.2025 në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t’i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka miet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

8- Në orën 14:18,Erion Veliaj bisedon meArbrin, të cilit i tregon seka parëlajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë “Big Deal” se është fiks kujt duhet ti referohen. Arrestimit të paligjshëm.Po kështu, e pyetën Arbrin nësei ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregonse “Kam nji kshu në orën tre”.

Image

Pikat kryesore të faqes 73

1- Ajola i kërkon Veliajt të ketë kujdes me gjuhën, për mënyrën si shprehet.

2-Veliaj kërkon që miqtë deputetë të ndërhyjnë te KLP-ja pas reagimit në mbrojtje të prokurorëve.

3-Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon seia kanë thënë edhe mia nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se “mikeshës” i ka thënë që t’i tregojë “lali” që të mendojë sikur është në Big Brother.

Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit,Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin,ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte “flakë fare”. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t’ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00.I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka  patur takim me grupin.

Image

Këta janë 5 faqet e para nga përgjimet nga burgu i Durrësit, ku shihet qartë se kush udhëheq fushatën mediatike, sulmet ndaj prokurorit, kërcënimet për Ministrin e Drejtësisë, manuipulimin e audios e shumë të tjera materiale që CNA i ka përcjellë tek ju ditë pas dite./CNA

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme