Deliu-Kodra thotë se PDK ka marrë ftesë nga Konjufca për një takim

Deputetja e PDK-së¸ Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth mundësisë së formimit të Qeverisë së e, duke thënë se janë të gatshëm si PDK ta formoj Qeverinë, nëse VV dështon ta bëjë atë.

Ajo ndër të tjera ka pranuar se partia e saj, tashmë ka pranuar ftesë nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, për një takim në javën e ardhshme.

Por që thotë se preferenca e PDK-së është formimi i Qeverisë nga opozita.

‘’Deri tash kemi parë prej zhvillimeve në raport për përpjekjet për ta bërë Qeverinë. Janë përpjekje të z.Kurti për ta bërë Qeverinë, Kurti ka organizu takime nga partitë minoritare, ndërkohë partitë opozitare, kanë pasur takime në përpjekte të harmonizimit të qëndrimeve për bashkëqeverisje. E drejta i takon VV-së, në rast se përpjekjet e saj dështojnë, radha i takon PDK-së. Kemi ftesë nga Konjufca në drejtim të kryetarit tonë. Preferencat tona janë që qeverinë ta bëjë opozita’’ shton ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme