Përgjimet/ Mero Bazes ia shkruan editorialet Erion Veliaj nga burgu

Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga burgu i Durrësit ka detaje mjaft domethënëse. Nëpër rreshta nxjerr fakte sesi Erion Veliaj përgatit pyetjet dhe përgjigjet për emisionet televizive, por edhe shkrimet që ai dërgon për t’u botuar.

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

 Në faqen 75 të përgjimeve thuhet se Erioni i kërkon Ajolës t’i thotë avokatit Ermir Beta t’i sjellë shkrimin e Meros ose t’ia lexojë nëse është botuar.

Image

Lind pyetja cili është shkrimi i Meros editoriali i tij, nëse është botuar?

Patjetër që është botuar, botohet çdo ditë editoriali i Meros, por në këtë rast ka dyshime nëse është botuar me shumë gjasa mund të jetë shkrimi i Erion Veliajt.

Pra Erioni në disa pasazhe del se shkruan në burg jep porosi dhe në rastin e Mero Bazes dyshohet se ky i fundit ka marrë shkrime, shënime të kryebashkiakut me pika apo edhe të plota, të cilat i ka publikuar në gazetën e tij.

Në faqen 73 në përgjime rezulton se Erion Veliaj ka thënë që të vijë më herët në takim se duhet t’i jap pusullën.

Image

Çfarë është pusulla?

Prokurorët kanë kuptuar se ishte statusi i radhës, por mund të jetë dhe shkrim çuar Mero Bazes./CNA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme