Kambovski konfirmon: Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë aktgjykimin për shoferin Mensur Pajaziti

Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë aktgjykimin për shoferin Mensur Pajaziti, i cili para tre vitesh në një vendkalim për këmbësorë e kishte goditur për vdekje 22-vjeçaren Teodora Ristovska, për çka u dënua me dy vjet burg. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, konfirmoi se kanë kërkuar kontroll në rastin në fjalë dhe theksoi se nëse konstatohen mangësi në procedurë do të reagojnë. Kambovski tha se Këshilli Gjyqësor do t’i shqyrtojë të gjitha rastet ku ka dyshime për parregullsi në aktgjykimet gjyqësore. Pasi pardje gjyqtari Elvedin Ferati i shqiptoi dënim me dy vjet burg Pajazitit, reagimet publike ishin të furishme, ndërsa reagoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u shpreh i zhgënjyer me aktgjykimin dhe tha se kjo nuk është drejtësi. Krahas kryeministrit, reagim nga këshilli ka kërkuar edhe ministri i Drejtësisë, i cili tha se zëri i popullit është shenjë e qartë se anëtarët e këtij organi duhet ta rishikojnë vendimin. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme