Barcelona ka dhuruar një paraqitje spektakolare, duke mposhtur Borussia Dortmundin në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Katalanasit dominuan nga fillimi deri në fund, duke bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick erdhi me një sqarim shumë të thjeshtë për fitoren.
“Ne luajtëm shumë mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Kur luan kështu, shënon gola dhe kjo është ajo që ndodhi”, tha Flick.