Të përfshirë në veprimtari kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe të shfrytëzimit të prostitucionit, ekzekutohen masat e sigurisë për 4 persona

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trails”, duke çuar në pranga katër persona të përfshirë në veprimtari kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.


Sipas njoftimit zyrtar, një shtetas është arrestuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa tre gra janë ndaluar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të dyshuara për përfshirje në prostitucion dhe shfrytëzim të saj.

Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht këtë aktivitet të paligjshëm dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Trails”. Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, i shfrytëzimit për prostitucion dhe ushtrimit të prostitucionit. Ekzekutohen 4 masa sigurie: masa “Arrest në burg” për autorin e shitjes së lëndëve narkotike dhe masa “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetaset e përfshira në veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, të kryer me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë së Vlorës, ekzekutoi 4 masa sigurie, konkretisht:

-masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin A. T., 39 vjeç, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Tabacchino”, pasi dyshohej si bashkëpunëtor në shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në dy subjekte tregtare në Vlorë;
-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për shtetaset:

J. B., 40 vjeçe, banuese në Vlorë;

O. A., 27 vjeçe, banuese në Vlorë;

E. H., 28 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dhe bazuar në provat e siguruara (përfshirë pamje filmike), dyshohet se shtetasi A. T. u siguronte këtyre 3 shtetaseve dhe klientëve të tyre, lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Ndërkohë, shtetaset J. B. dhe O. A., përveçse ushtronin prostitucion, shfrytëzonin edhe shtetasen E. H., për këtë veprimtari të paligjshme. Strukturat hetimore vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë shfrytëzuar për prostitucion, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme