Nga Kim Mehmeti
Këto ditë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka emëruar për udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane një njeri që shqiptarët i ka barazuar me kafshë më neveritëse që bëjnë seks me dhitël
Dhe tani do ndodh ajo që ka ndodhur gjithmonë gjatë dekadave të shkuara në raste të tilla; Kryeministri do shtiret se nuk a ka ditur, e këta paçavuret e VLENIT do lëvdohen se e kanë çuar të kërkojë falje këtë monstër me fytyrë njeriu.
Ku ta dish, mbase edhe nuk ndodh asgjë e papritur në një shtet që i paguan shtrenjtë vasalët shqiptarë, që i shërbejnë për ta mbuluar antishqiptarinë që shpërblehet dhe mbështetet institucionalisht.
Pra ndodh ajo që pritet t’u ndodh atyre që ndjehen si të pa mëmëdhe, që kanë pas shpine Kosovën e Shqipërinë, por të cilat nuk e përkrahin popullin e vet, por qeverinë e këtij shteti të zgjebur.
Pra, është duke ndodhur diçka e pritshme nga një shtet ku çdo gjë është e përkohshme përpos antishqiptarisë, të cilën këta të VMRO-DPMNE’së e kanë në gjen! (Kim Mehmeti)/sakte.net