Goditi me shpullë Gjestin në Big Brother, Jozi lirohet disa orë pas arrestimit

Ka zgjatur më pak se 24 orë qëndrimi në qelitë e komisariatit 6 i Jozit.

Policia thotë se ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë pasi goditi mbrëmë Besart Kelmentin i njohur me nofkën Gjesti

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”, njofton policia.

Situata e paprecedentë ndodhi në Big Brother VIP, pas eliminimit të Jozefin Markut nga shtëpia.

Jozefin Marku e kreu këtë akt dhune pasi u eliminua nga gara për të vazhduar deri në finalen e së shtunës.

Ky veprim i paprecedentë ndodhi gjatë transmetimit në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme