Korrupsioni mes zyrtarëve të lartë, Dumani: Po sofistikohet me mekanizma të ndryshëm, ndërsa institucionet shtetërore nuk referojnë më në SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prezantoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK për vitin 2024, ku evidentoi disa prej sfidave dhe problematikave kryesore me të cilat përballet institucioni që drejton.


Një nga çështjet kryesore që ngriti Dumani ishte ajo e korrupsionit në nivelet e larta të administratës shtetërore. Sipas tij, krimi është bërë gjithnjë e më i sofistikuar, duke përdorur skema të mirëorganizuara për të shmangur ndëshkimin.

“Personi që merr ryshfet nuk i merr më paratë drejtpërdrejt, por përdoren mekanizma të ndryshëm për të zhdukur gjurmët. Këto forma janë zbuluar gjatë hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të ndryshëm publikë,” u shpreh Dumani.

Dumani: Edhe krimi është novator. Ka ikur koha, të rralla janë rastet ku është komunikimi i drejtpërdrejtë mes atij që jep dhe atij që merr. Të përfundojë paraja në xhepin e subjektit, krijohen disa mekanizma, disa persona juridikë, transaksione, për të humbur gjurmët.

Pas një procesi paraja përfundon tek autori i veprës penale, tek zyrtari publik. E kemi nga hetimet konkrete. Por mekanizmat ligjorë ekzistojnë. Për të evituar këto mekanizma, subjektet janë më të sofistikuar.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për rënien e referimeve nga institucionet shtetërore në adresë të SPAK, duke theksuar se kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesë besimi, por theksoi se SPAK mbetet i hapur për bashkëpunim të ngushtë me çdo institucion.

“SPAK është i gatshëm për bashkëpunim institucional dhe kërkon që të gjitha strukturat shtetërore të tregojnë vullnet për të luftuar korrupsionin në çdo nivel,” tha më tej kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Dumani: Raportimi është i qartë, ka ulje të referimeve të institucioneve publike. Nuk ndodh vetëm këtë vit. Edhe vjet u raportua se në 2023 në raport me 2022 ka ulje të referimeve në SPAK. Nuk e shoh si ulje të besueshmërisë ndaj SPAK. Qëllimi pse e përmendëm në raporti bëjmë thirrje për bashkëpunim.

Jemi të angazhuar në çdo rast që ata kanë referuar. Sa ndikon në zgjidhen e statusit? Nuk e di nuk kam ndonjë vlerësim. Ajo që dua të them, ngelemi të angazhuar në ushtrimin e detyrave tona ligjore. Besoj se secili prokuror ka përgjegjshmërinë për të ushtruar funksionin deri në ditën e fundit duke u bazuar në ligj. Por kjo nuk do të thotë të mos bëjmë prezent problemet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme