Tentuan të kalonin kufirin me 20 mijë euro të padeklaruara, e pësojnë keq dy shqiptarë të Kosovës

Në pikën kufitare të Morinës, janë sekuestruar mbi 20 mijë euro para të padeklaruara nga dy shtetas kosovarë, të cilët janë vënë nën hetim.


Gjatë kontrollit fizik të udhëtarëve, një 43-vjeçari iu gjetën 13,000 euro, ndërsa 31-vjeçarit iu sekuestruan 7,200 euro, të cilat ata nuk i kishin deklaruar në pikën kufitare, në përputhje me ligjin në fuqi. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe sanksionimin e shkelësve.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 20 200 euro të padeklaruara, procedohen penalisht 2 shtetas kosovar.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë dhe pasagjer M.K., 31vjeç banues Suedi.

Nga kontrolli fizik, i 43 vjeçatit i janë gjetur 13 000 Euro dhe 31 vjeçari 7200 Euro te cilat nuk i kishin deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme