Antonio Noto ka sqaruar metodologjinë që është përdorur për sondazhin që publikohet sot në News24.
Në emisionin “Open” ai sqaron se kampioni përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë.
Antonio Noto: Ne kemi pasur një kampion të qytetarëve shqiptarë. Është i ndarë sipas gjinisë, moshës dhe zonës së banimit. Është në përpjesëtim me numrin e popullsisë që është rezident në Shqipëri. Psh. Në Shqipëri sot janë të pranishëm 49.1 % të popullsisë gra dhe 59% janë burra. Në kamponin tonë kemi të njëjtin përpjesëtim. Pastaj kampioni është ndarë sipas zonave rurale dhe urbane. Në kampionen tonë 55.6 % e popullsisë me vendbanim në zonat rurale dhe 44.4 % me vendbanim në zonat urbane. Më pas kampioni është i ndarë sipas prefekturave. Në Shqipëri 12% e popullsisë mes 12-24 vjeç, në rastin tonë 12% janë mes grup moshës 12-24 vjeç. kështu edhe me grup moshat e tjera. Është një kampion përfaqësues dhe përfaqëson të gjithë votuesit e mundshëm shqiptarë. Një në tre vetë nuk ka dashur të përgjigjet, në dy veta nga ata që është përgjigjur njëri ka treguar se për kë do të votojë.