BDI për tragjedinë në Koçan: Përgjegjësia nuk shmanget, ajo merret

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një traditë e qartë: kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje, si një akt moral, si shprehje e ndërgjegjes dhe respektit ndaj qytetarëve, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

“Në vitin 1993, kur ra një aeroplan mes Shkupit dhe Ohrit me qindra viktima, ministri Peshev dha dorëheqje. Kur u fundos një anije me turistë bullgarë, ministri Janakieski bëri të njëjtën gjë – edhe pse dorëheqja nuk u pranua. Pas tragjedisë me spitalin modular në Tetovë, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, dhanë dorëheqje – edhe pse të papranuara, ato ishin një akt përgjegjësie morale. Edhe kur drejtësia u përkul nën presion politik në rastin e vogëlushit Almir, ministri i Drejtësisë Bilen Salihu dha dorëheqje, si një akt i sinqertë përballë padrejtësisë. Por sot, pas një tragjedie në të cilën humbën jetën mbi 60 të rinj – tragjedi që duhej të parandalohej drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme – as ministri, as drejtori i Byrosë për Siguri Publike nuk kanë dhënë dorëheqje. Përkundrazi, me arrogancë mbulojnë dështimin e tyre. E njëjta figurë që duhej të parandalonte, sot e udhëheq “hetimin”, akuzon të tjerët dhe përmes presioneve politike mbi prokurorinë përpiqet të bëjë pazare për të shpëtuar veten”, thonë nga BDI.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme