Kapen katër shtetas të Serbisë, kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia për në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi se në Novosellë të Kamenicës u kapën katër shtetas të Serbisë, pas kalimit ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë  14.04.2025 – 10:25. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura. Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia e Kosovës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme