Një incident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku njerëz të ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale.
Burime bëjnë me dije se hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale.
Ndërkohë, lidhur me incidentin e sotëm, raportohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Po ashtu, e paqartë është edhe arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara.