Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisë nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosje sipas tyre, “duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.
Deklarata u bë nga mbledhja e qeverisë, teksa Kurti tha se ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, po kërkojnë që formalisht të mos jetë kryeministër dhe të lënë ‘pa zot’ shtëpinë.
Ndër të tjera, Kurti tha se ajo që ndodhi të martën në Kuvendin e Kosovës ishte e papranueshme, ndërsa theksoi vendosmërine LVV, si forcë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të krijuar qeverinë e re.
“Në historikun tonë të formimit institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK – ndonëse me kuvend të shpërndarë – , një qeveri e udhëhequr nga AAK – ndonëse e dorëhequr -, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK – ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme – kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar – duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”, u shpreh kryeministri në detyrë Albin Kurti.
© SYRI.net