Ministri i Kulturës i Izraelit, Miki Zohar, deklaroi se nuk duhet lejuar asnjë ndihmë humanitare të hyjë në Gaza.
“Vrasësit të neveritshëm në Gaza nuk meritojnë asnjë ndihmë humanitare nga ndonjë mekanizëm civil apo ushtarak,” shkroi Zohar në platformën X. “Vetëm zjarr ferri duhet të derdhet mbi krijuesit e terrorizmit, derisa pengu i fundit të kthehet nga Gaza.”
Komentet e tij vijnë menjëherë pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili përsëriti se nuk do të lejohet asnjë autokolonë ndihmash të hyjë në Rripin e Gazës, si një mjet presioni ndaj Hamasit.
Bllokada e plotë e ndihmave humanitare në Gaza është në fuqi që nga fillimi i marsit. Kombinimi i bombardimeve dhe situatës humanitare të rënduar po përkeqëson me shpejtësi kushtet në territor.
Civilët në enklavë janë përballur me mungesë ekstreme ushqimi dhe kushte të ngjashme me urinë gjatë gjithë luftës. Dhjetëra fëmijë kanë vdekur nga uria, dhe të panumërt të tjerë kanë humbur jetën nga plagë ose sëmundje të parandalueshme, në një katastrofë humanitare të shkaktuar nga njeriu që po përkeqësohet çdo ditë.