Gazetar: Avni Tahiri
Numri i ankesave për diskriminim në lidhje me përkatësinë etnike është shtuar në vitin 2024. Sipas raportit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi marrëdhëniet e punës është fusha më e zakonshme për të cilën është denoncuar diskriminim në vitin e kaluar. Sipas raportit, 80 % e diskriminuesve të identifikuar janë institucione shtetërore, organe administrative, komuna dhe ndërmarrje që ushtrojnë autoritet publik.
“Sa i përket fushave ku është vërejtur rritje e ankesave, kemi rritje në baza nacionale dhe etnike. Në kuadër të veprimit, shohim se qëndrojnë baza etnike. Që nga njëra anë tregojnë se qytetarët ende nuk janë të inkurajuar që të denoncojnë diskriminim në baza politike, apo të paraqesin një stigmë të tillë të këtij lloji të diskriminimit”, tha Igor Jadrovski – Kryetar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Shkaku i diskriminimit është sistemor dhe sipas presidentes Gordana Siljanovska Davkova, duhet të qasje sistematike për çrrënjosje.
“Numri më i madh i diskriminimit, siç doli nga raporti, është në sferën e marrëdhënieve të punës dhe në sektorin publik. Por unë mendoj që në sektorin privat diskriminimi është i fshehtë dhe i padukshëm dhe sigurisht edhe më i lartë. Kjo është për mua shqetësuese dhe nën dy që në arsim është regjistruar përqindje e lartë e diskriminimit. Përderisa atje ku edukohen fëmijët apo atje ku punojmë ekziston diskriminim atëherë jeta është e komplikuar”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova – Presidente e RMV-së.
Sipas Raportit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vitin 2024 është vërejtur rënie për 20 % e numrit të ankesave, apo 116 ankesa më pak në krahasim me vitin paraprak. Këtë vit janë dorëzuar gjithsejtë 405 ankesa. /Alsat.mk