Mexhiti për vendimin e ASH-së: BDI-në nuk e shpëtojnë “gomat rezervë”

Izet Mexhiti në emër të Koalicionit VLEN derisa komentoi vendimin e ASH-së për të garuar me lista të veçanta për këshilltarë komunal, u shpreh se VLEN-i ka qenë në dijeni për komunikimin e Taravarit me BDI-në dhe se ky komunikim ka pas për qëllim përçarjen e VLEN-it dhe mbajtjen gjallë të BDI-së, shkruan Alsat.

“Nuk është e fshehtë se Koalicioni VLEN ka vërejtur se Arben Taravari tanimë një kohë ka komunikim me BDI-në. Këto negociata kishin për qëllim përçarjen e VLEN-it dhe mbajtjen gjallë të BDI-së. BDI-ja nuk shpëton pavarësisht gomave rezervë. Vendimi i ASH-së është në interes të BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti, VLEN.

Mexhiti me këtë rast njoftoi se Kolaicioni VLEN ka vendosur që në zgjedhje të garoj bashkë si koalicion.

“Pavarësisht kësaj koalicioni VLEN ka vendosur që të garoj në zgjedhje bashkë edhe në listat ëpr këshilltar edhe për kryetar Komunash”, tha Mexhiti. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme