Tragjike në Tiranë, futbollisti 28-vjeçar humb jetën në fushë

Një tragjedi është regjistruar në futbollin amator shqiptar, në ndeshjen gjysmë-finale mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen të kampionatit 9×9 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Futbollisti i FC Dajtit, 28-vjeçari Bledar Hajdari ka humbur jetën, pasi ka pësuar atak kardiak gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”, fushë pranë zyrave të FSHF-së.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por pavarësisht tentativës së bluzave të bardha për ta rikthyer në jetë, fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot që të mbijetojë. Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, mbrëmjen e së martës, është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë.

Kjo është tragjedi e përsëritur në futbollin shqiptar, pas rastit që ndodhi me futbollistin e Egnatias, Rafael Duamenën, në ndeshjen e Kategorisë Superiore kundër Partizanit.

Lidhur me tragjedinë, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme