Selvie Berisha 40 vite në kërkim të vajzës së humbur, “Tak Fak” e gjen në SHBA. Loreta pranon të bëjë analizën e ADN-së

Në fillim të muajit prill, Selvia denoncoi në “Tak Fak” historinë e saj ku për 40 vite kërkonte vajzën që ajo thonte se “ja kishin rrëmbyer” në spital.


Emisioni “Tak Fak” ra në gjurmët e Loretës në SHBA dhe bëri një ballafaqim midis vajzës dhe Selvies e cila thotë se nuk ka reshtur së menduari për vajzën.

Loreta thotë për “Tak Fak” se është nga Durrësi dhe në moshë të vogël prindërit e saj ishin ndarë. Ajo jetoi 14 vjet, prej moshës 5 vjeç, me gruan e re që mori babai i saj.

“E mbaj mend vitin 1985 kur babai u martua me Dritën, mbaj mend fejesën, dasmën gjithçka”, thotë Loreta.

Teksa ka dëgjuar historinë e treguar nga Selvia, Loreta thotë se ka pësuar tronditje pasi e ndjen dhimbjen e saj, sepse është dhe ajo nënë.

Ngjashmëria e saj me çiftin Berisha duket tek disa detaje si flokët kaçurrela.

Në ballafaqimin me Loretën, Selvia thotë se dhe fëmija i parë i saj i ka flokët e ngjashme me të, kaçurrela.

Loreta ka pranuar të bëjë analizën e ADN-së për të vërtetuar nëse është vajza e Selvies.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme