Rasti Teodora/ Prokuroria e Tetovës ankimon vendimin e gjyqtarit Elvedin Ferati

Prokuroria e Tetovës ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit të gjyqtarit Elvedin Ferati, me të cilin i akuzuari Mensur Pajaziti mori dënim të shkallës së parë prej dy vitesh burg, pasi në vizë-bardha e shtypi për vdekje 22-vjeçaren Teodora Ristovska nga Tetova. Nga prokuroria sqarojnë se ankesa është parashtruar për shkak të lartësisë së dënimit penal, i cili sipas prokurorit është tepër i butë në raport me rëndësinë e veprës penale të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. Edhe pse prokuroria e ka marrë parasysh edhe mendimin e këshillit gjyqësor, ku thuhet se aktgjykimi është në përputhje me afatet ligjore, megjithatë prokurori ka vazhduar të vlerësojë se dënimi prej dy vitesh është tepër i butë. Nga prokuroria shtojnë gjithashtu se në opinionin publik gjithnjë e më shpesh kërkohen dënime më të larta për vepra të tilla penale, prandaj prokurori ka vendosur ta shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe të kërkojë nga Apeli që ta ndryshojë dënimin, respektivisht të caktojë dënim më të lartë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme