MPB-ja informon se dje rreth orës 18:25 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatrave Kopanicë – Bojanë, rajoni i Shkupit, një motoçikletë tip “Suzuki” e drejtuar nga S.S.(38) nga fshati Bukoviq nga Shkupi ka dalë nga rruga, ndërsa nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ndërsa bashkudhëtari S.J. (41) nga fshati Kopanicë, ka marrë lëndime trupore në këtë aksident.
“Kontroll është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.