Dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, gjendet një automjet i shkrumbuar në afërsi të fshatit Fushë Gjorm

Një makinë e shkrumbuar është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (17 prill) në hyrje të lokalit të tij në Fshatin Pllanë, Lezhë.


Nga pamjet e siguruara, automjeti duket i shkrumbuar totalish. Pasi kanë kryer krimin, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë djegur makinën e tyre, duke e lënë atë në një zonë të shkretuar.

makina e diegur vrasja e gjovalin prendit lezhe (5)

Policia është vënë në kërkim të autorëve dhe ende nuk është e qartë identiteti i tyre, as motivi që ka çuar në vrasjen e 65-vjeçarit. Policia ka nisur hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes dhe për gjetjen e të dyshuarve, ndërkohë që informacionet janë ende të kufizuara.

makina e diegur vrasja e gjovalin prendit lezhe (2)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme