Zbulohen dy përforcimet e para të Allegrit te Milani.
Milani po mendon për të ardhmen dhe duket se ajo nuk do ta përfshijë Sergio Conceicao. Përveç ndonjë surprize të madhe, trajneri portugez do të largohet në fund të sezonit, ndërsa tashmë po qarkullojnë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar.
Kandidati kryesor është Massimiliano Allegri, i cili e çoi Milanin drejt titullit në vitin 2011.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar dy goditjet e para të Allegrit te Milani.
Sipas Calciomercato, Allegri ka kërkuar transferimin e dyshes Moise Kean dhe Sam Beukema.
Kean po shkëlqen këtë sezon me Fiorentinën duke realizuar 23 gola, ndërsa klauzola e tij është 50 milionë euro.
Sa i përket Beukema, Rosonerët do të duhet të shpenzojnë 30 milionë euro për kartonin e holandezit.