VMRO: Me ditë të tëra pyesim nëse Filipçe, ka vizë të artë për Dubai, s’kemi ende përgjigje!

“Me ditë të tëra pyesim nëse kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka vizë të artë për Dubai, por nuk ka përgjigje”- ka deklaruar sot VMRO-DPMNE, nga ku nëpërmjet komunikatës partiake thonë se heshtja nga opozita mund të nënkuptojë vërtetim të këtyre dyshimeve.

Nga partia në pushtet pretendojnë se për të marrë vizë të artë dikush duhet të ketë investim prej disa milionë eurosh, andaj po pyesin publikisht se sa milionë ka marrë Venko Filipçe në Dubai.

VMRO-DPMNE po ashtu thotë se opinioni pret përgjigje nëse Filipçe i ka çuar fitimet nga kriza e Covid-it në Dubai, gjegjësisht duhet të tregojë nëse krizën financiare në vend gjatë asaj periudhe e ka kthyer në fitim të tij.

Opozita deri më tani nuk i është përgjigjur këtyre pyetjeve dhe akuzave./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme