Zetori del nga rruga duke përfunduar në lumë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi i tij

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Voskop të Korçës, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital.


Policia njofton se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme