Mbi 100 milionë euro arkëtime nga Champions, Inter pritet të transferojë katër yje në merkaton e verës

Oaktree hap thesin, Marotta transferon katër yje te Interi.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar katër përforcime për merkaton e verës.

Zikaltrit kanë arkëtuar mbi 100 milionë euro këtë edicion në Champions League dhe nuk do të kursehen për ta përforcuar skuadrën.

Sipas Calciomercato, Inter ka arritur tashmë marrëveshje me Luis Henrique për të cilin do të paguajnë rreth 25 milionë euro në arkat e Marseille.

Sa i përket mesfushës Nico Paz dhe Samuele Ricci mbeten objektivat kryesorë, operacion që do të kap vlerën e 80 milionë eurove.

Në mbrojtje zikaltrit po ndjekin me vëmendje: Hien, Scalvini, Bijol, Solet dhe Mario Gila.

Objektivi kryesorë për sulmin mbetet Jonathan David, i cili do ti bashkohej zikaltërve me parametra zero.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme