Zv.presdienti amerikan optimist për përfundimin e luftës në Ukrainë, çfarë tha Vance gjatë takimit me Melonin!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë optimiste se mund t’i jepet fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, tha sot zëvendës presidenti amerikan J.D. Vance gjatë takimit të tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni.


Screenshot_1

Vance u takua me Melonin në Uashington ditën e djeshme. Pas takimi në Uashington Vance dhe Meloni udhëtuan se bashku për në kryeqytetin italian përpara festës së Pashkëve.

“Dua të informoj kryeministren për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës… edhe në 24 orët e fundit, ne mendojmë se kemi disa gjëra interesante për t’ju raportuar,” u tha Vance gazetarëve, me Melonin në krah të tij.

“Meqenëse negociatat janë duke u zhvilluar, nuk do t’i paragjykoj, por ne ndihemi optimistë se mundemi, nëse gjithçka shkon mirë, t’i japim fund kësaj lufte, kësaj lufte shumë të dhunshme”, shtoi ai.

Disa orë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se presidenti amerikan Donald Trump do të braktiste përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda disa ditësh, nëse nuk kishte indikacione të qarta se një marrëveshje mund të arrihet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme