“Më dukej si demon, ishte i frikshëm”- Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, zbardhet dëshmia e nënës së Mark Samson: Kisha frikë mos më bënte gjë edhe mua! Më tha se krimin e kishte kryer sepse…

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj filipinas Mark Antony Samson. Nëna e të riut, Nors Man Lapaz ka thënë para prokurorëve pasi kishte kryer krimin, djali kishte shkuar tek ajo tepër i frikësuar, madje ajo thotë se “ai ishte bërë si një demon”.


ilaria sula

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm, më tha “nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…”. E tha si të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua”, tregoi nënë e tij para prokurorëve më 7 prill, por që dëshmia e saj është zbardhur sot nga mediat italiane.

Nëna e Markut po ashtu po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Ajo gjithashtu tregon se djali i kishte thënë se “nëse nuk do ta kishte vrarë ai Ilaria Sulën, dikush tjetër do ta vriste Markun”.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe tha ‘mami…mami!! I thashë “dashuri, çfarë ke bërë?” Dhe ai më tha në filipinisht ‘po të mos e kisha bërë, do të më kishin vrarë’ si për të thënë që nëse ajo nuk do të vdiste, ai do të kishte vdekur”, ka treguar gruaja para prokurorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme