Grup kriminal, prostitucion dhe vjedhje, kapen dy persona me rrezikshmëri të lartë të dënuar në Itali (Emrat)

Policia e Shtetit ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar në Itali për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë.


Në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, në pranga kanë rënë:

  • Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë në vitin 2023 me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
  • Roland Ibrahimi, i njohur edhe me emrin Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”.

Të dy të arrestuarit konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe janë lokalizuar dhe ndaluar në Shqipëri, në funksion të procedurave për ekstradim drejt Italisë, ku do të vuajnë dënimet përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “Operacionalja”, i shtrirë në disa qytete të vendit, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Kapen në Fushë-Krujë dhe Dibër, dy persona me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar edhe dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

1 – Operacionalja 39, në kuadër të të cilit forcat operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

2 – Ndërsa në kuadër të fazës Operacionalja 40, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme