Kush është gruaja e parë e Roan Brahimit që dyshohet se do eleminohej në atentatin mafioz ku u plagosën gabimisht 4 persona? Zbardhen detaje të tjera tronditëse, ja lidhja e saj me Ilir Beqarjan, vrasësin e Gentjan Bejtjas

Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes (17 prill) para biznesit të tij në Pllanë të Lezhës. 64-vjeçari, i cili po punonte në momentin e sulmit, u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, atentatorët u larguan menjëherë, ndërsa mjeti i përdorur për kryerjen e krimit u gjet rreth 12 orë më vonë në Fushë Gjorm. Makina ishte djegur plotësisht, duke bërë të vështirë gjetjen e gjurmëve të autorëve.


Pasi u ekzekutua Gjovalin Prendi, rreth një orë më vonë, një tjetër atentat ndodhi në Tiranë. Katër persona, përfshirë dy fëmijë të mitur dhe dy të rinj, u plagosën nga një breshëri plumbash në automjetin e pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. Në atentat mbetën të plagosur dy djemtë e tij, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç (të cilët u transportuan jashtë vendit pas marrjes së ndihmës mjekësore në Tiranë), si dhe shoku i tyre, Kian Mullaj, 19 vjeç dhe shoferi i familjes, Arens Stafa, 34 vjeç. Ata ishin duke udhëtuar me një mjet tip G Class kur ndodhi sulmi.

Policia dyshon se ngjarja në Tiranë mund të ketë ndodhur për shkak të një ngatërrese shënjestrash, dhe se objektivi i atentatit mund të ketë qenë gruaja e parë e Roan Brahimit, e cila është motra e Ilir Beqarajt. Ky i fundit është i arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje ku dyshohet se Roan Brahimi ka pasur përfshirje.

Vrasja e Roan Brahimit më 9 maj 2024 në Athinë të Greqisë, gjithashtu ka lidhje me këtë seri ngjarjesh mafioze. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po vazhdon të kërkojë lidhjet mes këtyre atentateve dhe grupeve kriminale të përfshira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme