Tregtarët do të duhet t’i publikojnë dhe përditësojnë çmimet e produkteve në ueb faqet e tyre

Gazetar: Angel Dimov

Një shqetësim i ri për qytetarët më të moshuar. Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, sipas të cilit marketet janë të detyruara t’i publikojnë çmimet në faqet e tyre, kanë shkaktuar kokëçarje për pensionistët. Qytetarët kanë mendime të ndara, disa thonë se nuk përdorin teknologji dhe me këtë masë nuk mund të kursejnë asgjë, gjegjësisht duhet të vrapojnë nga një market në tjetrin për të parë ku është produkti më i lirë, ndërsa të tjerët mendojnë se masa është në rregull.

Anketë
“E dini se më shumë se gjysma e popullsisë, sidomos ata në moshë të shtyrë, nuk përdorin rrjete sociale. Si do t’i shohin ata çmimet? Duhet të vrapojnë nga një market në tjetrin për të parë sa është këtu e sa është atje çmimi. Duhet të ketë çmim të njëjtë për të gjithë, të përcaktohet ndryshe kjo punë”

Anketë
“Po, them se është për të përshëndetur, pse jo. Kushdo që di të përdorë internetin nuk do të endet, do të shkojë aty ku është më lirë”

Anketë
“Mendoj se çmimet duhet të jenë të njëjta në të gjitha dyqanet. Pse buka të jetë më e shtrenjtë këtu e më e lirë atje? Buka është bukë”

Anketë
“Nuk dinë ta përdorin, as unë nuk di të përdor internetin. Nuk është mirë kur nuk dimë, atëherë s’na hyn në punë”

Ky obligim për tregtarët për publikimin e çmimeve ka hyrë në fuqi nga dje dhe vlen për të gjithë tregtarët me më shumë se 10 të punësuar, p.sh. markete, farmaci, sallone mobiliesh dhe dyqane të teknikës së bardhë. Ata duhet çdo ditë t’i publikojnë dhe përditësojnë çmimet nëse ka ndryshime. Të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë ligj do të përballen me gjoba nga 500 deri në 1000 euro.

“Paralelisht me këtë ndryshim, me këtë ligj për mbrojtjen e konsumatorëve kemi vendosur edhe mundësinë që Inspektorati shtetëror i tregut, si institucion përkatës ku blerësit mund të paraqesin parregullsitë që i hasin në terren, të marrë masa dhe të ndëshkojë të gjithë ata që nuk i respektojnë dispozitat”, tha Bojan Stojanski – deputet i VMRO-së.

Ideja për vendosjen e kësaj mase është marrë nga Izraeli, më pas është zbatuar në Itali, Francë dhe Kroaci, me qëllim uljen dhe stabilizimin e çmimeve. Detyrimin për të pasur faqe interneti dhe për të publikuar çmimet do ta kenë të gjithë tregtarët me më shumë se 10 të punësuar./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme