Gazetar: Avni Tahiri
Përderisa qytetarët tonë fundjavën e zgjatur dhe festen e Pashkëve e kanë vendosur që ta festojnë jashtë shtetit, turistët janë ata të cilët sot e kanë pushtuar Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Sipas shitësve të dyqaneve të Çarshisë, mungesa e vizitorëve të vendit nuk vërehet aspak shkaku i numrit të shtuar të turistëve të huaj.
“Këto ditë vërehet se ka shumë vizitorë nga Bullgaria dhe Serbia, ndërsa qytetarët tonë kanë shkuar në Shqipëri dhe në Greqi. Kemi eksportuar turistë dhe kemi importuar turistë. Nuk vërehet mungesa e vizitorëve tonë? Jo, aspak. Mendoj se ka më shumë vizitorë”, tha një shitës i një dyqani të çarshisë.
Në Çarshi takuam edhe një çift nga Kroacia të cilët kishin vendosur që Pashkët t’i kalojnë në Shkup.
“Jemi nga Kroacia, Opatia. Kam qenë shumë kohë më herët dhe mendoj se është vend i mirë. Duam të eksplorojmë Ballkanin. Na pëlqejnë, njerëzit janë të mirë, dhe të sjellshëm. Edhe ne festojmë Pashkët dhe vendosem të festojmë Pashkët këtu për të ndryshuar pakës”, tha një vizitorë nga Kroacia.
Përveç të huajve që kishin vendosur të vizitojnë Shkupin, edhe Ohri për Pashkë është pushtuar me vizitorë të huaj.
Sa i përket qytetarëve tonë, të cilët kanë vendosur që festën ta kalojnë jashtë vendit, në pikat kufitare me Greqinë dhe Serbinë edhe sot ka turma. Sipas shoqatës Auto-Moto të Maqedonisë, në Tabanocë në drejtim të Serbisë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është 20 deri në 30 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare Dojran dhe Bogorodicë drejt Greqisë deri në 15 minuta./Alsat.mk