Përplasje e dhunshme në një burg në Itali, shqiptarët hapin me forcë portën e brendshme të rivalëve dhe…! Katër të plagosur

Një përleshje mes të burgosurve të armatosur me shkopinj ka ndodhir brenda burgut Bassone në Como të Italisë.


Ngjarja ka ndodhur pasdite e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.

Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.

Katër prej tyre, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.

Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.

Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme