MPB-ja njoftoi se është gjetur shoferi i cili dje në Shkup ka goditur me “Fiat” trotinetin elektrik të cilin e drejtonte një 28-vjeçar nga Shkupi, me çka është larguar nga vendi i aksidentit.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar personi që drejtonte trotinetin, i cili pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore është transferuar në klinikat e Shkupit.
Siç thuhet në njoftim, dje në ora 11:53 në SPB Shkup është raportuar se në rr. “Mendeleeva” në Shkup, në të cilën ka marrë pjesë automjeti i udhëtarëve “Fiat” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.A. (33) nga Shkupi dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga S.K. (28) nga Shkupi. Pas aksidentit, S.A është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën, ndërsa S.K. me autoambulancë është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda trupore.