Gazetar: Avni Tahiri
– Më fitove.
– Urime festa
– Urime festa
Ngjallja e Krishtit u shpall mbrëmë në mesnatë, në të gjithë tempujt e kishave ortodokse në vend, ndërsa sot, mbahen liturgjitë e Pashkëve.
Qytetarët urojnë që kjo festë të sjell mirësi dhe paqe për të gjithë.
“Mbi të gjitha të ketë paqe dhe të ketë drejtësi, të jenë njerëzit të lumtur dhe të besojnë njëri në tjetrin”, tha një qytetare.
“Të jemi shëndosh e mirë, kjo është më e rëndësishme, për shumë vite, Krishti u ngjall. Dashtë Zoti të festojmë edhe shumë vite. Edhe unë uroj festën dhe të kemi jetë të gjatë”, uroi një qytetar.
“Krishti u ngjall, kjo është festa më e mirë e vitit, uroj vetëm shëndet të mirë të ketë tek fëmijët”, tha një qytetare.
“Shëndet, jetë, fat, dashuri dhe gjithçka të jep Zoti, në Maqedoni por edhe në të gjithë botën. Sofra është e pasur sot? Po, ashtu siç i ka hije të jetë për Pashkët. Gjithë të mirat dhe për shumë vite”, uroi një qytetare.
Këtë vit, Pashkët festohen në të njëjtën ditë si nga besimtarët ortodoksë ashtu edhe ata katolikë. Festa e dy palëve në të njëjtën ditë nuk ndodh shpesh, pasi kishat lindore dhe perëndimore përdorin kalendarë të ndryshëm. Festimi i fundit i Pashkëve në të njëjtën ditë ishte në vitin 2017./Alsat.mk