Gazetar: Bashkim Sulejmani
Besimtarët ortodoksë sot kremtojnë Pashkët respektivisht Ringjalljen e Krishtit. Mëngjesi i sotëm ka filluar me rregullimin e tryezës së madhe me shumë ushqime e verë, e cila është kryekëput e rregulluar për mysafirë. Parapërgatitja filloi që të enjten, me ngjyrosjen e vezës së parë, thotë Milena Ilievska nga Tetova, e cila Ashton se në këtë qytet, dallon mënyra se si festohen Pashkët, sepse tradita ruhet më shumë se në vendet e tjera.
“Filloi me të enjten e madhe, ose ngjyrosjen e vezës së parë që e bëjnë zonjat në mëngjes në bark të uritur para lindjes së diellit, duke ngrënë ca bukë dhe sheqer, e më pastaj vendosin vezën e parë ta ngjyrosin. Ndërsa mbrëmë ishin në kishë për lutjet e mëdha. Ndërsa në orën 12, prifti uron e thotë, krishti u ringjall dhe e gjithë masa ia kthen po u ringjall!, dhe më pastaj erdhën të marrin bekimin e shenjtë, apo bukën dhe verën dhe pastaj vazhdon thyerja e vezëve, e cila paraqet fillimin e një jete të re”, tha Milena Ilievska, besimtare ortodokse.
Më e bukura e kësaj feste është dita e sotme, dita e diel. Sot çdo shtëpi e besimtarëve krishterë këtu në Tetovë ka mbushur tryezën me ushqime dhe ka hapur dyert për të pritur mysafirë.
“Në kohën kohët e vjetra ka pasur një rregull shumë të buukr, të parët shkonin tek njëri-tjetri kumbarët menjëherë pas vizitës në kisha. Dhe tek ne ka mbetur një rregull, ku gratë përgatisin tryezën, një tryezë të madhe e të begatë, ndërsa burrat shkojnë mysafirë e gratë presin. Dita tjetër, pra dita e nesërme iu takon grave, apo quhet edhe pashkët e grave, sepse ata vizitojnë shtëpitë e familjarëve, ndërsa burrat rrinë në shtëpi për të pritur mysafirët”, tha Milena Ilievska, besimtare ortodokse.
Ringjallja e Krishtit në mesnatë u shpall në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, kurse gjatë ditës mbahen liturgji./Alsat.mk