“Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të tij”, kryeparlamentarja Spiropali mesazh për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë Papa Françesku: Mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar me ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare. Ajo e përshkroi Atin e Shenjtë si një “mbrojtës të fuqishëm të më të varfërve dhe më të dobtëve”, duke theksuar se Shqipëria kishte një vend të veçantë në zemrën e tij të madhe.


Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se sot përfundoi edhe “rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut”, duke nënvizuar ndikimin e tij të thellë për paqen dhe ndihmën ndaj të varfërve dhe atyre që kishin nevojë për mbështetje shpirtërore.

Gjithashtu, Kryeparlamentarja ndau një kujtim të veçantë nga takimin e saj me Papa Françeskun në tetor të vitit 2024, duke e cilësuar atë si një prej momenteve më të bukura të jetës së saj. Ajo tha se ky takim do të mbetet gjithmonë një nga kujtimet më të paharrueshme për të.

“Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.

Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.

Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan Spiropali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme