Gazetare: Ajnur Bafqari
Pavarësisht paralajmërimeve se punonjësit e kulturës këtë javë do t’i marrin pagat, ata nuk heqin dorë nga protesta. Për nesër kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Ministrisë së Kulturës për të kërkuar zgjidhje afatgjate të problemit më vonesat e pagave të marsit. Kryetarja e Sindikatës së Kulturës, tha se nga dita e enjte e javës së kaluar, nuk kanë pasur kontakt me ministrin, ndërsa vlerëson se kërkim falja e tij në facebook nuk është e mjaftueshme.
“Pakënaqësinë nga mënyra e tillë e veprimit, të punësuarit në kulturë do ta tregojnë nesër në këshillin protestues që do të mbahet me përbërje të zgjeruar, para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmi, ku edhe përskaj paralajmërimeve se pagat do të paguhen gjatë javës, megjithatë punonjësit kulturës duan të thonë, se është mjaft kjo sjellje e ministrisë së Kulturës ndaj punëtorëve. 04:36 Mbetet kërkim falja e tij, por për të punësuarit në kulturë nuk është e mjaftueshme vetëm kërkim falja, nevojitet zgjidhje afatgjatë e këtij problemi që zvarritet tashmë disa vite, që nga nënshkrimi I marrëveshjes kolektive për kulturë”, deklaroi Vera Atanasova, Kryetare e Sindikatës së Kulturës.
LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Kulturës Zoran Lutkov për, siç thonë ata, kaosin e shkaktuar në kulturë. Ata akuzojnë ministrin për udhëheqje katastrofike dhe lënie pa paga mbi 3000 punonjës të kulturës.
“LSDM kërkon dorëheqje dhe përgjegjësi politike nga Lutkov për kaosin që e ka bërë në kulturë. Tërheqje të deklaratave të turpshme për privatizim të trashëgimisë kulturore. Dhe pagesa urgjente të pagës së marsit për të gjithë punonjësit e kulturës”, thonë nga LSDM.
Ministri i Kulturës u kërkoi falje të punësuarve për vonesat e pagave duke arsyetuar këto vonesa me problemet shumëvjeçare të pazgjidhura në raport me harmonizimin e pagave. Ai u zotua se do të bëhen të gjitha përpjekjet që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Punonjësit e kulturës thanë se çdo vit në muajin prill ballafaqohen me situatë të ngjashme, ku për shkak të problemeve me harmonizimin e rritjes së pagave, pagën e marsit e marrin me vonesë. /Alsat.mk