“U ekzekutua për 30 sekonda”- Gazetari zbulon detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimt: Pala shqiptare ka kërkuar informacion nga policia greke, për të kryqëzuar të dhënat

Gazetari Klajdi Bodlli, ka zbuluar detaje nga vrasja e Gjovalin Prendit, babait të Sidorel Prendi alias Roan Brahimit, i cili po ashtu është vrarë rreth një vit më parë, 9 maj 2024 në Greqi.


Për vrasjen e babait të Roan Brahimit, në studion e emisionit Neës24, Bodlli thotë se policia ka dyshime për vrasje me pagesë, ndërsa bën me dije se pala shqiptare ka kërkuar informacion nga ajo greke, për të bërë kryqëzimin e të dhënave.

“Roan Brahimi u ekzekutua njësoj si babai i tij, në një atentat mafioz që ka ngelur i pazbardhur deri në këto momente. Dyshimet e policisë greke janë që ekzekutimi i tij kishte të bënte me problematikat që ai kishte në Shqipëri.

Madje, pala shqiptare ka kërkuar informacion nga policia greke se çfarë kanë arritur të mësojnë nga hetimet për vrasjen e Roan Brahimit, për të bërë të mundur analizimin e vrasjes së tij me atë  të babait para pak ditës, për të bërë të mundur lidhjen ose zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Policia ka dyshime se bëhet fjalë për ekzekutorë me pagesë, edhe për shkak të mënyrës sesi është bërë vrasja për 30 sekonda dhe për shkak se e kanë ndjekur për disa kohë zotin Prendi, i cili kishte dalje të kufizuara, për shkak se ruhej nga frika dhe kishte probleme shëndetësore.

Policia dyshon se është ruajtur dhe e kanë qëlluar kur ka qenë te lokal. Tipike e një vrasje mafioze. Mjeti është gjetur i djegur pak metra më larg. E gjithë ngjarja është fokusuar të e shkuara e djalit të tij.

Koha e ekzekutimit të zotit Prendi përkon me atë të Roan Brahimit. Dyshohet se ka qenë ngjarje e porositur nga vrasës me pagesë”, tha gazetari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme