Sot do të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 persona

Sot në Gjykatën e Tetovës do të vazhdojë rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona.

Seancën e sotme pritet të lexohen dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë të cilat janë dhënë në gjykimin paraprak, për shkak të efikasitetit të procedurës.

Ndërsa në seancë pitet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarët nga mbrojtja e të akuzuarit Florin Besimi.

Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme